Policia arrestoi një person i cili aksidentoi pasditen e sotme një vajzë 5-vjeçare në zonën e bathores. Policia rpangosi shtetasin me inicialet G.V.
“Më datë 19.06.2017, rreth orës 21:10, Shërbimet e Komisariatit të Laç, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, kan bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tip ‘Opel’ shtetasin G.V., i cili dyshohet se tek rreth rrotullimi i Bathores ka aksidentuar shtetasen e mitur M. S., e cila është ndodhet në S.Q.U., në gjendie jo të mirë shëndetsore”, bën me dije policia.
Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, po bëjnë shoqërimin e këtij shtetasi dhe të automjetit të tij, drejt Komisariatit të Policisë Rrugore për kryerjen e procedurave ligjore./a.m.