Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një shqiptar është përplasur për vdekje në Greqi.
Blerim Qarri nga Hasi, u përplas për vdekje nga një makinë në Santorini.
Ai mësohet se ishte i fejuar, ndërsa jetonte në Has me nënën dhe tre motrat, pasi babai i kishte vdekur 5 vite më parë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./a.m.