Një 30-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në punë.
Ngjarja shokuese është raportuar të ketë ndodhur në Patra të Greqisë, ku mediat vendase kanë raportuar se i riu u godit nga një frezë.
Pas aksidentit, ai është transportuar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë, pasi kishte marrë dëmtime të shumta.
Ka nisur një hetim në fermën në Sagaika Akaisë, në të cilën shqiptari ishte duke punuar./a.m.