Aksidentohet familja e turistëve polakë, përfundojnë në liqenin e Shkopetit
Aksidentohet një familje turistësh polakë në fshatin Skuraj të Burrelit.
Ngjarja është regjistruar në oreës e pasdites së sotme në aksin Burrel-Milot, ku mjeti në të cilin udhëtonin çifti polak sëbashku me fëmijën e tyre 10 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Shkopetit.
Për pasojë tre anëtarët e familjes poloake kanë mbetur të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
Ata po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit, raporton ORA NEWS.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.









