Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rugovë të Pejës. Mësohet se një autobus ka dalë nga rruga dhe për pasojë 17 persona kanë mbetur të plagosur.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur si pasojë shtatëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore””, tha Rugova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.