Aksidentohet sërish një autobus në Tiranë. Autobusi i linjës së Kombinatit është përplasur ditën e sotme me një kosh mbeturinash. Ngjarja ka ndodhur pranë ‘Misto Mames’ në Tiranë.
Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Ende nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë aksident i cili ndodhi në mes të ditës.
Raste të ngjashme janë shtuar së fundmi në kryeqytet. Jo më pak se dy javë më parë, autobusi ‘Go Green’ u përplas me një mjet e më pas përfundoi në Lanë. Ky aksident la pas disa persona të lënduar, ndërkohë që u shoqërua drejtuesi i urbanit. Raste të tjera të aksidenteve me urbanë kanë ndodhur në stacione autobusi e në mes të rrugës.
g.kosovari