Aksidenti tragjik i pak ditëve më parë në ish-Bllok në Tiranë, i mori jetën këngëtarit Ergi Dini dhe shokut të tij Kejdi Halili. Kejdi Halili ishte djali i vetëm i gazetares, poetes dhe pedagoges së Universitetit të Tiranës, Erenestina Halilit. Nëna e tij në një reagim pa fjalë ka postuar një foto te Krishtit të kryqëzuar në profilin e saj në Facebook. Poshtë fotos janë lumë mesazhet ngushëlluese për humbjen e madhe dhe apel për përballimin e dhimbjes. /ma.me