Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor” ndaj shtetasit italian, Salvadore Di Tella, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Gjykata e përfaqësuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qenë aksidentale.
Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër.
/a.r