Pas aksidentit tragjik të ditës së djeshme në Rrugën e Arbrit, ku humbën jetën 3 persona, ka dalë fotografia e njërit prej viktimave.
Bëhet fjalë për Kujtim Istrefin, i cili humbi jetën bashkë me gruan, Lulzimen dhe vëllanë e tij, Murat Istrefin. Gjithashtu sipas burimeve mësohet se Kujtim Istrefi ishte kamionist.
Ngjarja ndodhi pasi automjeti me të cilin udhëtonin viktimat u përplas me mjetin tip Benz me targa angleze, me të cilin udhëtonin vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri.
Kujtojmë se nga aksidenti po ashtu mbetën të plagosur 4 persona të tjerë, konkretisht Mërgim Lazri, 25 vjeç, Edison Lazri, 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi, 56 vjeç./m.j