Një burrë humbi jetën para disa minutash pasi humbi kontrollin e një mjeti duke dalë fatalisht nga rruga.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj të qarkut Gjirokastër.
Policia tha se Adem Hado, 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
I ndjeri po udhëtonte me motoçikletë në rrugën mes fshatrave Krahës e Zhulaj kur ka dalë nga rruga, duke marrë plagë serioze.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/a.r