• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti, rrëfimi tronditës i nënës: Ktheva kokën t’i shoh dhe… ndodhi

by Java News
20/05/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse në një kronikë televizive Silva Negollari rrëfeu shumë pak përpara kamerave nga dhimbja e madhe që ndien për humbjen e dy fëmijëve, ajo ka ndarë disa kujtime të hidhura  nga dita kur dhe u përshi në aksidentit që do ti ndryshonte jetën.

Ajo thotë se shkaktarja kryesore e aksidentit ishte ajo vetë, pasi kishte humbur kontrollin e mjetit teksa ktheu kokën për të parë fëmijët në sediljen e pasme, që në atë moment i kanë tërhequr vëmendjen.

Gjatë një prononcimi për gazetën Panorama, Silva Negollari shprehet se jeta e saj ka marrë fund që në momentin që ikën përgjithnjë dy fëmijët e saj 3 dhe 5-vjeçar. Asgjë s’mund ta ngushëllojë nënën 24-vjeçare, e cila mbeti e plagosur vetë nga ky aksident tragjik bashkë me fëmijën e saj 1- vjeçar.

Ajo qëndron në shoqërinë e nënës dhe vjehrrës në shtëpinë dykatëshe në plazhin e Durrësit. Dy gratë përpiqen t’i qëndrojnë afër nënës së re, e cila ende nuk e ka marrë veten nga tronditja psikologjike nga ngjarja e ndodhur. Sipas Silva Negollarit, ajo ka humbur përqendrimin dhe kontrollin e makinës, pasi fëmijët 3 dhe 5-vjeçar, po luanin në sediljen e pasme të automjetit, të cilën po e drejtonte vetë 24- vjeçarja.

lajmerim vdekje dy femijet

“Isha duke udhëtuar drejt Rrogozhinës, pasi fëmijët kishin dy-tri ditë që donin të shkonin të shihnin të atin e tyre në burg, i kishte marr malli… U nisëm në drejtim të Kavajës. Djalin e vogël e kisha vendosur në sediljen e parë dhe e kisha siguruar mirë, ndërsa dy të tjerët, si gjithmonë, në sediljen e pasme, por të palidhur me rrip sigurimi. Sapo kaluam Golemin, fëmijët pas nisën të bënin zhurmë duke luajtur me njëri-tjetrin. Në një moment ktheva kokën pas për të parë se çfarë kërkonin fëmijët. Por përfundova drejtpërdrejt në barrierën anësore të rrugës, e cila u mori jetën djalit dhe vajzës 3- vjeçare. Pas përplasjes, dola menjëherë nga makina dhe mora djalin e vogël në krah, ndërkohë dy fëmijët e tjerë ishin masakruar nga llamarinat e trafikndarëses, që u futën brenda në makinë”, u shpreh Silva Negollari.

Ajo është mjaft e tronditur nga skena tragjike e fëmijëve të saj, të cilën mesa duket do ta ketë të vështirë ta fshijë ndonjëherë.

“Unë jam fajtore kryesore për aksidentin, pasi humba kontrollin. Për fajin tim, humbën jetën dy fëmijët. Nuk dua të di për kushtet e sigurisë në rrugë, sepse ato skandaloze janë gjithandej. Çdo gjë që mund të them nuk do të m’i kthente fëmijët. Jam në kushte shumë të vështira psikologjike, jam e dërrmuar. Jeta ime mori fund në atë aksident. Nuk di çfarë të them më shumë”, u shpreh mes lotëve Silva Negollari, e cila shton se nuk do ta kërkojë fajin tjetërkund për vdekjen e fëmijëve të saj.

“Nuk e di nëse do ishin gjallë fëmijët po të ishte infrastruktura rrugore në rregull, por di të them që faji kryesor i kësaj tragjedie është i imi”. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e së shtunës së 7 majit, në vendin e quajtur Qerret, në aksin rrugor Durrës- Kavajë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtueses Silva Negollari humbën jetën dy fëmijët e saj dhe mbeti e plagosur vetë më djalin e vogël 1-vjeçar, i cili ndodhej në sediljen e parë.

Panorama/d.i.

Next Post

Serbia padi kundër pranimit të Kosovës në UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

September 26, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

September 26, 2026
EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

September 26, 2026
EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

September 26, 2026
Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

September 26, 2026
“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

Ra në rrymën elektrike teksa punonte në varkë, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com