Një aksident i frikshëm ndodhi në Gramsh gjatë orëve të pasdites teksa një furgon doli nga rruga. Fillimisht u fol për 4 të plagosur por bilanci rëndohet pas informacioneve shtesë nga policia. Bëhet fjalë për 8 të plagosur ndërsa 5 prej tyre janë fëmijë.
Fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Dëmtime më të rënda ka pësuar drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet K.D. 30-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.11.2017 në fshatin Bërsnik i Sipërm mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit;
N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./a.m.