• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksidenti në Laprakë, Ministria: Ambulanca mbërriti në vendngjarje vetëm 5 minuta pas thirrjes

by Java News
16/10/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj një tjetër shkrimi që prek çështjen e ambulancave të thirrura në vendngjarje aksidentesh. Këtë herë bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur në Laprakë, ku gjeti vdekjen një grua 58 vjeç. MSH tregon se ambulanca ka mbërritur në vend vetëm pesë minuta pas marrjes së thirrjes.

“Në përgjigje të shkrimit me titull: “Laprakë, kalimtarja përplaset për vdekje nga makina. Qytetarët ulurasin për ambulancën”, të botuar dje (15/10/2016) në portalin informativ online “Mapo.al” ku raportohet për një aksident të rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 58-vjeçareje që ka ndodhur dje pasdite në zonën e Laprakës në Tiranë, sqarojmë se autoambulanca e shërbimit të urgjencës së Tiranës ka mbërritur për vetëm 5 minuta në vendngjarje pas marrjes së thirrjes.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2016/10/TR9915K-Laprakë.mp4

Siç edhe mund të verifikohet fare lehtësisht nga video e regjistrimit elektronik të shërbimit të urgjencës nëpërmjet sistemit GPS të aktivitetit të lëvizjes në terren të autoambulancës “TR 9915 K Urgjenca e Tiranës”, thirrja për t’i ardhur në ndihmë personit në nevojë nga intoksikimi alkoolik është marrë nga centrali i shërbimit të urgjencës mjekësore në orën 19:10 dhe ka mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë qytetares në fjalë në 19:15.

Po ashtu, qytetarja është transportuar për në spital në orën 19:18.

Pra, siç mund të shihet qartësisht, autoambulancës i janë dashur 5 minuta për të mbërritur në vendngjarje dhe 8 minuta gjithsej për të transportuar qytetaren në spital pas marrjes së thirrjes.

Bashkëlidhur njoftimit, do të mund të gjeni kopje elektronike të videos praktikës së gjurmimit me sistemin GPS të instaluar brenda autoambulancës për rastin në fjalë nga ora 19:11 deri në orën 19:20”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

 

Next Post
Mafia Siciliane i ofrohet Lopezit: A dëshiron t’ia këpusim këmbët Icardit

Mafia Siciliane i ofrohet Lopezit: A dëshiron t’ia këpusim këmbët Icardit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com