• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti në Kavajë, dosja e tre zyrtarëve të ARRSH vjen Tiranë

by Aalison Pearse Stevens
07/06/2016 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati një muaj nga aksidenti i rëndë në Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur teksa shkonin së bashku me nënën në burgun e Rrogozhinës për të takuar babain e tyre, dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës. Procedimi penal në ngarkim të tre zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar të arrestuar pas këtij aksidenti, prej katër ditësh është transferuar nga Kavaja në Tiranë, ku tashmë prokurori Endrit Bimi, po drejton hetimet kundër tre të arrestuarve Dritan Fejzo, drejtor juridik, Bib Gjomarkaj, drejtor rajonal në ARRSH, si edhe Lekë Tushajn, drejtor i kolaudimit po në këtë institucion. Ditën e shtunë gjykata e Tiranës ka vendosur të njohë masën “arrest në burg” të vendosur nga gjykata e Kavajës.

Tashmë prokuroria e Kavajës është duke kryer një sërë veprimesh hetimore, për të qartësuar përgjegjësitë penale të tre personave të arrestuar. Në vijim të hetimeve për aksidentin të shtunën me 7 maj, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, 3 dhe 5 vjeç nëna e tyre bashkë me foshnje 13 muajshe Prokuroria e Kavajës ndaloi këtë të enjte dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Tre zyrtarët e arrestuar
Dritan Fejzo, Drejtor Juridik në Autoritetin Rrugor Shqiptar si dhe Bib Gjomakaj Drejtor Rajonal po aty, akuzohen për “shpërdorimit të detyrës”. Mësohet se ata janë ndaluar në zyrën e prokurorit të Kavajës, nga oficerë të policisë Gjyqësore të kësaj prokurorie. Të dy zyrtarët sipas burimeve të policisë, akuzohen se nuk kanë zbatuar një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, që parashikonte zhvendosjen e vendnodhjes së karburantit përtej rrugës dytësore në segmentin rrugorë Plepa-Rrogozhinë, pranë zonës së Qerretit në Kavajë.

Po ashtu në këtë segment edhe autostrada duhej të ishte e ndarë nga rruga dytësore, pikërisht bazuar në vendimin e Gjykatës. Kompania e cila ka në pronësi karburantin pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, kishte aplikuar pranë Autoritetit Rrugor, më parë, për për një hapje të saj me autostradën, por ky aplikim ishte rrëzuar. Ndërkaq ky rrëzim ishte paditur në Shkallën e Parë që kishte dhënë të drejtë kompanisë së karburantit, por se Shkalla e dytë e kishte hedhur poshtë këtë pretendim.

Sipas prokurorisë nëse barrierat mbrojtëse do të ishin vendosur në këtë segment rrugor, dëmet do të kishin qenë edhe më të vogla. Njëherësh me urdhër të prokurorisë është arrestuar dhe Lekë Tushaj drejtor i sigurisë dhe cilësisë në ARRSH pasi sipas saj ai ka firmosur marrjen në dorëzim të sigurisë së rrugës e është nën hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Tragjedia në rrugë
Një aksident i rëndë rrugor i mori jetën dy fëmijëve të familjes Negollari nga Durrësi, ndërsa e ëma mbeti e plagosur bashkë me fëmijën tjetër 13 muajsh. 24 vjeçarja Silva Negollari po shkonte sëbashku me 3 fëmijët për të takuar bashkëshortin në burgun e Rrogozhinës, i cili një ditë pas aksidentit u la i lirë. Aksidenti ndodhi në zonën e Qerretit, ku Negollari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Prokuroria e Kavajës ka nisur një hetim mbi elementët e sigurisë në rrugë, duke zbuluar një skandal të madh, gjë e cila solli më pas arrestimin e tre zyrtarëve.Një javë pasi humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç, në zonën e Qerretit në Kavajë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë për vendosjen e barrierave anësore, të cilat ishin edhe shkak për pasojat fatale të këtij aksidenti.

Punonjësit e mirmbajtjes së rrugëve kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë riparimin e trafikndarëseve,të cilat prej muajsh ishin hequr për ti hapur rrugëkalimin një karburanti privat. Për riparimin e kësaj rruge, me qëllim plotësimine standardeve rrugore, ka pasur edhe një vendim gjykate, i cili nuk ishte zbatuar prej Drejtorisë së Rrugëve.(shqiptarja.com)

ma.me

Next Post

Qeveria e Kosovës bëhet gati të hyjë borxh 2.3 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

July 2, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

July 2, 2026
FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

July 2, 2026
VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

July 2, 2026
VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

July 2, 2026
Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

July 2, 2026
Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

July 2, 2026
Radhën e ka kali

Kur duartrokitet dhuna

July 2, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

July 2, 2026
Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In