• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti në Kamëz, si shkaktoi tragjedinë e jetës gruaja e ve duke u përfshirë nga paniku

by Java News
11/08/2018 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident tragjik tronditi kryeqytetin tre ditë më parë, ku një grua shtypi me automjetin që drejtonte dy persona, një vajzë të vogël 7-vjeçare që po tentonte të kalonte rrugën kapur përdore me nënën dhe motrën e saj 6 vjeç, dhe një 57-vjeçar që ecte në rrugë me biçikletë. Ngjarja e rëndë ndodhi sa kalon shinat e trenit në rrugën për në Kamëz, periferi të kryeqytetit. Rezina Koleci 38 vjeçe, u përplas fillimisht me një Benz dhe më tej nga humbja e kontrollit të makinës mori para Ramazn Ishën, 57 vjeç që ecte me biçikletë në mes të rrugës. Çiklisti ka rënë mbi makinë, dhe ajo që e ka kthyer në tragjedi të gjithën, është momenti kur trupi i tij ka rënë në xhamin e Benzit të 38-vjeçares duke i zënë të gjithë pamjen shoferes.

Nga ky moment, mëson ekskluzivisht Express, Rezina Koleci ka lëshuar komplet drejtimin e automjetit duke kaluar në gjendje paniku. Në mesin e rrugës, mbi trotuarin ndarës mes dy korsive, qëndronin një grua 29-vjeçare, Valbona Ndreu, e cila kishte kapur për dore dy vajzat e saj, 7-vjeçaren Esmeraldën, dhe vogëlushen 6 vjeç me inicialet E.N. Të treja ishin me kurriz nga pamja tragjike që kishte ndodhur pas shpinës së tyre me çiklistin, pasi po ruanin makinat që vinin nga kahu tjetër i rrugës për të kaluar të sigurta. Makina e 38-vjeçares, pasi ka ecur në gjendje të lirë në shpejtësi rreth 30-40 km/h, ka marrë poshtë saj çiklistin, dhe më tej ka goditur nga pas kurrizit duke i tërhequr zvarrë nënën dhe dy vajzat e saj. Automjeti, i cili është me kamie automatike i vënë në marsh për të ecur para, ka vijuar lëvizjen në kahun tjetër të rrugës, aty ku është përplasur ballë për ballë me një furgon që vinte në drejtimin nga Kamza për në Tiranë. Skena tragjike është parë e gjitha nga shoferi i furgonit. Mes tij dhe Benzit qëndronin trupat e nënës me dy vajzat, të cilat nga përplasja shtypëse mes dy automjeteve, përfunduan poshtë makinave.

Gomat e makinës së 38-vjeçares kanë qenë ende në lëvizje, pasi shoferja Rezina Koleci, nuk ka qenë në gjendje për të fikur automjetin. Kalimtarët e rastësishëm kanë ngritur peshë automjetin për të nxjerrë nga aty trupat e gruas dhe vogëlusheve. E madhja, Esmeralda, fatkeqësisht ndërroi jetë. Ndërsa nëna e saj dhe motra janë në gjendje të stabilizuar pas ndihmës që morën në Spitalin e Traumës. Deri në mbërritjen e forcave të policisë, Rezina Koleci nuk ka bërë asnjë lëvizje, nuk ka thënë asnjë fjalë, dhe nuk ka dalë në asnjë moment nga automjeti i saj.

Në gjendje të rënduar psikologjike, pa ditur përmasat e tragjedisë që ishte shkaktuar, fjalët e saj të para ishin ndaj efektivit të policisë që ju afrua në makinë: Përse nuk më mori Zoti edhe mua?! Një situatë e vështirë për të gjithë të pranishmit, edhe për policinë, që fillimisht zgjodhi t’i fshehë shoferes, faktin që viktimë e aksidentit kishte mbetur edhe vajza 7-vjeçare. Rezina Koleci 38 vjeç, është nënë e dy fëmijëve. Dy vjet më parë, bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë pas një beteje të humbur me sëmundjen e kancerit.

Gruaja kishte një rrobaqepësi në Kamëz, aty ku po shkonte mëngjesin që u kthye në tragjedinë e jetës së saj. 38-vjeçarja kishte qenë në tregun çam në Tiranë, ku kishte blerë disa copa për të qepur fustane fëmijësh. Dikush i kishte porositur për ditëlindjen e një vogëlusheje. Në sediljen e pasagjerit në automjetin e saj u gjetën pikërisht copat e blera, ndërsa tashmë Koleci ndodhet nën kujdesin e psikologes. Eshtë e hedhur, nuk ka thënë asnjë fjalë, që mund t’i japë logjike asaj tragjedie të ndodhur në aksident rrugor.

Shoferja u arrestua si shkaktare e ngjarjes së rëndë, ndodhur më 8 gusht në orën 8.40 të mëngjesit. Për veprën penale të ngritur ndaj saj, Koleci rrezikon të dënohet me burgim nga 5 deri në 20 vite burg. /Gazeta Express

Next Post
Lidhjet fisnore të 24-vjeçarit me 8 viktimat e tij, vrau edhe dy të mitur

Policia jep detajet e masakrës së Selenicës: Pranoi krimin, ja si e "justifikoi" tragjedinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com