• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti në Kamëz, flet për herë të parë nëna: Kërkoja ndihmë, pyesja për vajzat!

by Java News
14/08/2018 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valbona Ndreu së bashku me 2 vogëlushet e saj doli nga shtëpia mëngjesin e 9 gushtit e shqetësuar për shëndetin e vajzave pasi ishin me temperaturë, por nuk e dinte se ky do të ishte udhëtimi i fundit që ajo do të bënte me të dyja vajzat së bashku, pasi një makinë do ti përplaste duke i marrë jetën vajzës së madhe dhe duke shkaktuar probleme të rënda shëndetësore tek ajo dhe vajza e vogël.

‘Atë ditë unë kam qenë me vajzat te Spitali, me bashkëshortin. Besoj që e kam parë rrugën dhe kam ndal në trafik ndarësen. Në momentin që po shikoja për të kaluar rrugën kam pas dy vajzat përdore. Nuk di asgjë e di që kam pas si një tërmet nga mbrapa edhe më pas nuk di asgjë. Akoma s’më besohet. Që ta marrësh përdore e ta heqësh nga duart nuk më besohet. I mbaja gjithmonë përdore, akoma s’më besohet që se kam njërën vajzë” – tregon mes lotësh Valbona nga shtrati i spitalit të traumës aty ku po merr ndihmën mjekësore së bashku me Elonën e vogël.

Fatmirësisht aksidentit i shpëtoi djali i familjes i cili vetëm një minutë para aksidentit tragjik ishte larguar me të atin. Për babanë e vajzave kjo ishte një traumë. Ferit Ndreu tregon se bashkëshortja dhe vajza e vogël kanë dëmtime serioze nga aksidenti

‘Gjendja shëndetësore e vajzës është shumë e dobët është shumë keq, ajo nuk mbahet në këmbë. Ka vatër të gjakut ka dëmtime të trurit, ka dëmtime të kockave. Ajo ka bërë vetëm një ekzaminim dhe nuk ka një ekzaminim të dytë për të ditur se në cfarë situate është vajza në cfarë situate është nusja.’
Babai thotë se pavarësisht gjendjes së tyre, mjekët kanë sygjeruar që 2 pacientët ta lënë spitalin. Ai thotë se jo vetëm gjendja fizike, por edhe ajo psikologjike është tepër e rënduar.

‘Fola me doktorin se si mund ta nxjerr nga spitali. Ajo anën psikologjike nuk e ka kaluar akoma. Më tha që nuk ka psikolog këtu Ato kanë nevojë për regjim spitalor, jo për regjim krevati në shpi.’ – shprehet Ferit Ndreu

Kjo situatë e ben Feritin të mendojë se e gjithë kjo bëhet për të favorizuar shkaktaren e këtij aksidenti 38 vjecaren Rozina Koleci e cila momentalisht ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg.
‘Dikush po ndërhyn, apo po bën ndonjë veprim jo të duhur që nusja dhe vajza të dalin nga spitali, mbase edhe për të lehtësu dikënd tjetër.”

News24 kontaktoi mjekët e spitalit të Traumës të cilët shpjeguan se për 2 pacientet janë zbatuar të gjitha protokollet mjekësore. Gruaja është mbajtur në spital vetëm që të ishte pranë vajzës, ndërsa për këtë të fundit janë bërë të gjitha trajtimet që spitali ka për detyrë. Burime nga spitali thonë se mjekët janë të gatshëm të përgjigjen edhe ligjërisht për veprimet e tyre mjekësore. Në aksidentin tragjik humbën jetën 29-vjeçari, Ramazan Isha,i cili po lëvizte me bicikletë si edhe vajza 7-vjecare e çiftit Ndreu.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Tragjedia në Genova, ja pamjet nga shembja e mbikalimit 100 metra të lartë

Shembja e urës në Xhenova, ambasada: Asnjë viktimë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com