Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në aksidentin tragjik me autobus në Mestre të Venezias.
Në një postim në rrjetin social “X”, Ministria i uron shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti.
“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik.”
/a.r