• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti në Himarë/ Policia: 6 shkresa ju dërguan Bashkisë Himarë për plotësimin e kushteve

by Java News
03/08/2016 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë një turist i huaj humbi jetën në Himarë si pasojë e përplasjes me një motor uji. Po këtë të mërkurë, Policia e Shtetit ka publikuar masat që ajo ka marrë dhe dhënë ndaj mjeteve lundruese për periudhën qershor korrik. Sipas këtij njoftimi, policia informon se Bashkisë së Himarës i janë dërguar 6 shkresa zyrtare për plotësimin e detyrimeve në lidhje me sigurinë në det dhe plazhe.

Në njopftim thuhet gjithashtu se janë dhënë deri më tani 37 gjoba për shkelje të ndryshme, vlera totale prej 671.000 lekë, dhe 10 mjete lundruese janë bllokuar për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit ka marrë masa të plota si në forca dhe në mjete për garantimin e  sezonit turistik.

Por Policia e Shtetit konstaton mangësi të theksuara nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, në zbatim të VKM Nr. 321, datë 28. 05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujrat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”.

Detyrimet e pazbatuara nga këto Njësi vendore janë:
·           identifikimi i zonave të përshtatshme si zona çlodhëse të konsideruara të sigurta dhe të shëndetshme;
·        dhënia e autorizimit për plazhe;
·        dhënia e lejeve dhe autorizimeve për përdorim publik, sporte ujore;
·        heqja e lejeve në rast se përdoruesit nuk përmbushin kushtet;
·        vënia e gjobave për përdorimin jashtë kritereve të mjeteve lundruese dhe të kushteve higjeno–sanitare.

Sipas këtyre detyrime që burojnë nga aktet ligjore, qeverisja vendore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare përcakton:
·        zonat e përdorimit të mjeteve lundruese argëtuese, të cilat të jenë të shënuara në mënyrë të dukshme me shënues të veçantë, ku të tregohen dhe korridoret e hyrjes e daljes nga uji;
·        distancat e ushtrimit të aktivitetit të lundrimit nga këto mjete;
·        oraret e përdorimit të tyre;
·        vendosjen në vende të dukshme të shenjave sinjalizuese si: “Kujdes – zonë ku ndalohet përdorimi i mjeteve lundruese”, “Kujdes – zonë e ndaluar për të notuar”.

Çdo zonë e deklaruar për plazh duhet të ketë:
·        kulla vrojtimi për çdo 250 – 300 m, me lartësi 3 metra dhe çdo kullë të ketë vrojtues të trajnuar;
·        mjete sinjalizimi dhe komunikimi;
·        flamuj, postera për vendet e lejuara për lundrim e argëtim, për pushues.

Nisur sa më sipër ritheksojmë se organet përgjegjëse nuk kanë marrë masa dhe nuk janë krijuar kushtet e nevojshme qoftë edhe në një plazh të vetëm, megjithë komunikimin e vazhdueshëm shkresor të kryer nga ana e Policisë së Shtetit.

Nisur nga ngjarja e rëndë që  ndodhi sot, ku humbi jetën një pushues në zonën e Himarës, Policia e Shtetit informon se Bashkisë Himarë i janë dërguar 6 shkresa zyrtare për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga VKM nr. 321.

Në çdo takim të zhvilluar me Task Forcën, Policia e Shtetit ka ngritur problematikën për masat e munguara për sigurinë në plazhe nga ana e pushtetit vendor.

Megjithatë shërbimet e Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar jetën e qetësinë e pushuesve në plazhe, sidomos gjatë ushtrimit të aktivitetit me mjete lundruese.

Gjatë kësaj periudhe nga Policia Kufitare e Migracionit ka evidentuar:
·        76 raste dhënie ndihme ndaj 130 personave;
·        21 raste të parandalimit të konflikteve
·        37 masa administrative ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese për shkelje të ndryshme me një vlerë prej 671.000 lekësh;
·        10 mjete lundruese janë bllokuar për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të lundrimit në det.

Policia e Shtetit bën me dije se do të sekuestrojë dhe ndëshkojë me masa të ashpra të gjitha mjetet lundruese që thyejnë distancën e sigurisë prej 300 metrash nga vija bregdetare, nuk respektojnë korridoret e hyrje-daljes në det, si edhe qarkullojnë me shpejtësi të lartë në zonat e plazheve.

Gjithashtu, do t’i rekomandojë të gjitha Njësive vendore marrjen e masave konkrete ndaj çdo subjekti që nuk ka respektuar parashikimet ligjore për sigurinë e pushuesve në det.

Policia e Kufirit dhe Migracionit do të monitorojë në vazhdimësi zbatimin e masave në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar dhe në njësitë operuese përgjatë bregdetit, duke bashkëpunuar me të gjitha agjencitë shtetërore dhe subjekte që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik./java/a.k

Next Post

Nuk i keni dëgjuar ndonjëherë... 7 teoritë më të çuditshme në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com