
Emanuel Rrengos. Ai ka treguar detaje nga dalja e minibusit nga rruga dhe rënia e saj në një përrua. Ai ka thënë se pasi kanë mësuar lajmin, mjekët u angazhuan dhe kanë shkuar menjëherë për në vendin e ngjarjes.
Rrengo, thotë se zona ishte e thepisur dhe puna e mjekëve nuk ka qenë aspak e lehtë. Fillimisht thotë ai, mjekët janë drejtuar për te personi që mbeti i vdekur, 30-vjeçari Ledian Lami.
Ai thotë më tej, se në mendje i ka mbetur një çift, burrë e grua, të cilët ishin të lidhur pranë njëri-tjetrit në gjendje të rëndë shëndetësore. Gruaja sipas tij ishte në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.
Ndihma e parë është dhënë në vend. Rasti i parë që erdhi, erdhi nga një makinë personale. Nga autoambulancat tona është dhënë ndihma në vend. Në ndihmë na kanë ardhur edhe urgjenca nga Cërriku dhe Elbasani. Dy persona u gjetën rëndë, burë dhe grua, u gjetën në të njëjtën vend. Të dy ishin në gjendje të rëndë. Në spital ishte i gjithë stafi, edhe stafi i kirurgjisë. Në spital u dha ndihma mjekësore për rastet, me aq sa kemi mundësi”, tha Rrengo.
Kujtojmë se aksidenti u regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Gramsh-Kërpicë.
Dyshohet se shoferi i minibusit, ka qenë duke përdorur telefonin në momentin që ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një përrua në anë të rrugës. Si pasojë një 30-vjeçarë ka ndërruar jetë dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.











