• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti në Gjirokastër/ Kush është këngëtari që u prishi pushimet familjes me 6 anëtarë nga Elbasani

by Java News
16/07/2019 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin Gjirokastër– Kakavijë ku dy automjete janë përplasur në afërsi të Dervicianit.

Për pasojë e këtij aksidenti, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve dy fëmijë, 3 dhe 7 vjeç, ky i fundit me dëmtime në kokë. Ndërsa në total, në aksident u përfshinë 7 personat, të cilët ndodhen në Spitalin e Gjirokastrës. Të dhënat nga spitali tregojnë se të plagosurit kanë pësuar dëmtime dhe fraktura si pasojë e përplasjes së fortë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se familja prej pesë anëtarësh, çifti i bashkëshortëve, Renato Turkaj, 44 vjeç, Romina Turkaj, 29 vjeçe, dy fëmijët e mitur, 7 dhe 3 vjeç, si dhe prindërit e 29-vjeçares, Vjollca Pitja, 56 dhe Agron Pitja 59 vjeç, vinte nga Elbasani drejt Sarandës për pushime, ndërsa në afërsi të fshatit Dervician, automjeti tip “Benz” me targa AA 179 EJ i ka prerë rrugën mjetit “Jeep”, duke dalë nga një rrugë dytësore.

Si pasojë e shpejtësisë dhe rregullave të gabuara të qarkullimit rrugor, makinat janë përplasur rëndë, ndërsa mjeti tip “Jeep” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Aktualisht, të gjithë personat e dëmtuar ndodhen në repartin e kirurgjisë pa pasoja të rënda për jetën.

Mësohet se në mjetin që dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit si pasojë e daljes së gabuar në rrugën kryesore, ndodhej 55- vjeçari Kristaq Kola nga fshati Goranxi, në Dropull.

Ai është një këngëtar i muzikës popullore, i njohur në zonë. Dyshimet e para flasin për humbje të përqendrimit në timon nga ana e tij, pasi mësohet se vinte pas një dasme të zhvilluar gjatë natës, ku ai ishte pjesëmarrës si këngëtar. Policia Rrugore shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Në fuoristradë po udhëtonin gjashtë persona të një familjeje nga Elbasani, të cilët po iknin me pushime në jug të vendit. Të plagosurit janë: R.T., 44 vjeç, që ishte drejtuesi i makinës dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, R.T. 29 vjeçe, K.T., 7 vjeç, A.T., 3 vjeçe, A.P., 59 vjeç dhe V.P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan. Ndërsa në mjetin tjetër tip ‘Benz’ ndodhej vetëm drejtuesi 55 vjeç, me inicialet K.K. Të shtatë të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Policia.

g.kosovari

Next Post
Alesia Bami ndjehet në siklet prej babit: Do të puthem vetëm në filma të mëdhenj

Alesia Bami ndjehet në siklet prej babit: Do të puthem vetëm në filma të mëdhenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In