Identifikohen emrat e viktimave të aksidentit në Raçë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre persona.
Sipas mediave kosovare, ndonëse u tha si fillim se viktimat dyshoheshin se ishin nga Shqipëria, rezulton vetëm një prej tyre. Viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj.
Në aksident u përfshi vetëm automjeti tip ‘Ford’ ku udhëtonin tre viktima, që u përplas me urën dhe doli nga rruga. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.