Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Që nga Korça, policia ishte në ndjekje të një makine me targa të huaja pas dyshimeve për aktivitet të paligjshëm.
I dyshuari tentonte të largohej nga policia, por u përball me një postbllok ku përplasi mjetin e policisë dhe plagosi një efektiv një efektiv.
Si pasojë e përplasjes, mjeti i dyshuar goditi edhe një automjet tjetër që rezulton të jetë autoshkollë. Nga përplasja janë plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar në spital, emrat e të cilëve janë:
1.Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë
2. Diana Plaka
3. Durim Plaka (burrë e grua)
4. Albert Cani, instruktor autoshkolle
5. Adriana Mukja