Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. “BalkanWeb” mëson se motori ka përplasur një këmbësore, ndërsa vetë drejtuesi i tij ka humbur jetën.
“BalkanWeb” thotë se ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur si “Katër Rrugët”, ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por as i këmbësores e cila u përplas nga motori dhe mbeti e plagosur.