• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka sinjalistikë!

by B K
22/03/2025 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa qytetarë protestuan mëngjesin e kësaj të shtune në Kukës për shkak të mungesës së sigurisë rrugore dhe numrin e lartë të aksidenteve. Për disa minuta bllokuan rrugën hyrëse të qytetit.

Shkak për protestën u bë aksidenti i së premtes ku një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit që lidh Kukësin me Rrugën e Kombit. Kjo është zonë me fluks të lartë të lëvizjes së automjeteve dhe në dy anët e saj ndodhen dhjetëra biznese.

“Të zbatohet rregullorja për shoferë dhe këmbësorët. Kjo është rrugë që ka shumë lëvizje. Të bëhet me çdo kusht sinjalistika e re. Të vendosen kufizuesit e shpejtësisë. Janë ndër masat që duhet patjetër për të lajmëruar drejtuesit e makinave që duhet të ulin shpejtësinë për të mbrojtur kalimtarët”, tha një protestues.

Ndërsa një tjetër shprehet se “kam frikë kur çoj fëmijët në shkollë sepse nuk ka trotuar. Fëmijët lëvizin në anë të rrugës, kur makinat ecin me shpejtësi. Rruga është e ngushtë, s’ka as ndriçim dhe as sinjalistikë”.

Protesta do të përshkallëzohet të shtunën e ardhshme nëse nuk merren masa për shmangien e aksidenteve fatale. Kërkesat adresohen për Policinë Rrugore, Bashkinë e Kukësit dhe Prefekturën.

“Unë kam 20 vjet që merrem me biznes, këtu s’ka trotuar, s’ka ndriçim. Janë investuar 1.5 milionë euro, rruga është lënë në mes. S’ka trotuar, ndriçim, asgjë s’ka! Kemi frikë për fëmijët tanë! Policia Rrugore nuk rri këtu, rri atje te Gryka e Vanave. Kush e ka nis rrugën me vlerë 1.5 milionë euro dhe nuk e ka përfunduar, duhet të ndiqet penalisht”, tha një protestues.

Të premten e 21 Marsit, 51-vjeçari Sadik Murati, teksa lëvizte me çiklomotor për të shkuar në punë, u përplas për vdekje nga një 20-vjeçar që drejtonte makinen me shpejtësi. I riu është vënë në pranga.

Next Post
Nga Enca tek Fero, kush janë personazhet që do të bëhen pjesë e “Ferma VIP”! Reality show sjell krizë në martesën e çiftit të njohur

Nga Enca tek Fero, kush janë personazhet që do të bëhen pjesë e “Ferma VIP”! Reality show sjell krizë në martesën e çiftit të njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In