Arrestohet i dyshuari për aksidentin me dy të vdekur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
I dyshuar për ngjarjen është A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me një motoçikletë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Ervis Driza, 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës Fatos Qosja, 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.
Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje hetimet janë në vijim.
/a.r