• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti me 8 të vdekur, Çipa: Makina me klandestinë ishte me shpejtësi, iu shmangën policisë deri sa…

by A R
02/04/2024 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa ka dhënë detajet mbi aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Këlcyrë-Përmet, ku mbetën të vdekur 7 klandestinë dhe një person nga Shkodra i cili drejtonte edhe automjetin.

Duke folur për mediat, Çipa theksoi se automjeti i mbushur me klandestinë pasi ka pikasur patrullën e policisë është nisur në drejtim të Përmetit.

Çipa shpjegon se më pas policia është vendosur në ndjekje të automjetit por që më pas e ka humbur, duke mos arritur ta shquajë.

Në këtë mënyrë, sipas Çipës, Policia ka vijuar inspektimin duke pyetur edhe banorët e zonës nëse kishin konstatuar një automjet që po largohej me shpejtësi derisa e kanë pikasur atë në vendin e aksidentit.

“…në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar automjeti është kthyer dhe është nisur menjëherë në drejtim të qytetit të Përmetit. Patrulla e policisë me automjetin e saj është përpjekur të marrë nën kontroll vizual automjetin të cilin e ka ndjekur deri në afërsi të vendit të ngjarjes.

Menjëherë ka njoftuar sallën operative dhe ka transmetuar gjithë informacionin për automjetin e dyshimtë i cili ishte larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të Përmetit.

Rreth orës 4 pa 5 duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla ka lëvizur në drejtim të Përmetit duke marrë kontakte me qytetarë  të ndryshëm të cilët i ka pyetur nëse kishin parë një automjet të tillë i cili ishte larguar me shpejtësi.

Duke qenë se nuk ka marrë informacion, ka filluar inspektimin e të gjithë zonës dhe pikërisht në vendin ku ndodhemi, ku ka ndodhur edhe aksidenti, patrulla ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas ka mundur të lokalizojë automjetin i cili ka rënë në afërsi të lumit Vjosa. Ka zbritur poshtë dhe menjëherë ka transmetuar informacionin shërbimeve të cilat më pas kanë njoftuar prokurorin, kanë njoftuar grupin hetimor për të ardhur në vendin e ngjarjes dhe për të kryer veprimet e duhura procedurale”, u shpreh Çipa për mediat.

/a.r

Next Post
Seanca për Berishën u shty! Gjokutaj i kërkon ‘llogari’ Dumanit: Pse nuk paraqiten prokurorët?

Seanca për Berishën u shty! Gjokutaj i kërkon 'llogari' Dumanit: Pse nuk paraqiten prokurorët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

January 24, 2026
Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

January 24, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë, sa kundërshtarët s’e arrijnë dot

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

January 24, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

January 24, 2026
“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In