• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti me 3 viktima në Gjirokastër, vetura me 160 km/h në aksin ku lejohej 30 km/h

by A R
26/07/2016 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Gjirokastrës arrestoi dje dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën dy ditë më parë dhe për pasojë shkaktuan tre viktima, dy prej të cilëve fëmijë. Grupi hetimor ka qëndruar në vendin e ngjarjes plot gjashtë orë, ku në përfundim doli me konkluzionin se fajin më të madh për aksidentin e rëndë e ka pasur drejtuesi kosovar me pasaportë zvicerane, Irfan Hasanaj.

31-vjeçari ishte drejtues i “Nissan”-it me targa zvicerane ZH 750960. Policia ka arrestuar edhe drejtuesin e furgonit me targa AA 760, LI Hasan Dedja, 58 vjeç banues në kryeqytet. Nuk është i qartë ende motivi i arrestimit të tij, por nuk përjashtohet fakti i tejmbushjes me pasagjerë, si dhe shpejtësia. Makinat që u përfshinë në aksident vinin nga drejtime të ndryshme, teksa qarkullonin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë raporton Panorama.

Sipas grupit hetimor, automjeti tip “Nissan” ka humbur krejtësisht kontrollin në momentin kur ka qenë jo më larg sesa 20 metra nga furgoni me nëntë pasagjerë. Nga ekspertimi që i është bërë mjetit me targa zvicerane, që drejtohej nga shtetasi me origjinë nga Gjilani, ka rezultuar se timoni ka humbur drejtimin mekanik të kontrollit të boshtit fundor.

Kjo ka ndodhur pak para se mjeti të përplasej me furgonin e mbushur me udhëtarë. Sipas ekspertizës, ky defekt i timonit, në rastin konkret i mjetit me targa zvicerane, ndodh vetëm në momentet kur qarkullohet në limitet e shpejtësisë. Hasani ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, në një zonë ku ulja e shpejtësisë ishte e detyrueshme sipas tabelave të instaluara, deri në masën 30 km/h.

Ndërkaq, shpejtësia e “Nissan”-it dyshohet të ketë qenë 145-160 km/h, në një zonë ku ndalohet parakalimi dhe detyrimisht me shpejtësi të reduktuar deri në 30 km/h. Kjo dhe për faktin se bëhet fjalë për një aks nacional me lidhje anësore tw njw rruge qw tw ccon drejt fshatit Mashkullorë.

Viktimat Albana Hasani, punonjëse e Policisë së Shtetit dhe e bija e saj 9 muajshe, Dorjana Dedja, si dhe foshnja 15 muajshe Luan Hasanaj, që ndodhej në bordin e mjetit “Nissan” kanë ndërruar jetë drejt transportimit për në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa tetë të lënduarit e tjerë janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, tre prej të cilëve vijojnë të jenë në gjendje shumë të rëndë.

***

Lelo Metaj, njëri prej dëshmitarëve që është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes, rrëfen për gazetën “Panorama” atë çfarë ka ndodhur në orën 14:00 të së dielës. Sipas tij, goditja ka qenë shumë e fortë, aq sa është dukur sikur ka shpërthyer ndonjë granatë difensive.

Madje, sipas Lelos, nga kurioziteti kanë dalë nga bazeni që shërben për t’u larë aty pranë vendit të ngjarjes të gjithë plazhistët.

“Ka qenë një katastrofë e vërtetë. Unë gjendesha këtu para pikës së furnizimit me karburant, sepse prisja një njeriun tim që të vinte e të më merrte nga këtej për në fshat lart (Mashkullorë). Kam qëndruar deri në momentin që ka ndodhur përplasja e madhe. Aty kam parë se çfarë është të drejtosh makinën siç e drejtoi ai djali makinën e zezë (autoveturën ‘Nissan’). Makina e vogël doli nga korsia e vet dhe u përplas me furgonin që, para se të ndodhte fatkeqësia, i binte borisë pa pushim. Ka qenë kjo bori që mua më tërhoqi vëmendjen dhe menduam se kushedi se çfarë kishte. Kur kam kthyer kokën, ndodhi përplasja”, thotë ai./a.m.

Next Post

Borxhet ndaj bankave, sekuestrohen pronat e televizionit të mbyllur AS

Comments 1

  1. Çentrale says:
    10 years ago

    30 km/ore ?!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In