Një aksident i rëndë ndodhi sot në Roskovec ku një automjet përplasi një fëmijë 5-vjeçare.
E mitura u raportua e vdekur nga policia fillimisht, por, janë uniformat blu që reagojnë sërish dhe sqarojnë se e mitura ka shfaqur shenja jete në spital.
Dyshohet se vajza ka pësuar vdekje klinike.
Njoftimi i policisë:
“Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur në Kurjan:
Fillimisht vajza është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier, dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike.
Pas ndërhyrjes së menjëherëshme të mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete.
Aktualisht është duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore”./a.m.