Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”, në Maliq. Mësohet se një kamion është batuar në rrugë, pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Si pasojë, janë plagosur dy pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital.
Ndërkohë, shoferi i kamionit është shoqëruar në Polici.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”, automjeti kamion me drejtues shtetasin, rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasi rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, drejtuesi u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti./m.j