Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është shoqëruar në komisariat pasi teksa qarkullonte me automjetin e tij ka përplasur një 17 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Llogara ku Bollano duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar 17 vjeçarin E.H i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./m.j