Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e një jete ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë pranë fshatit Urake.
Një mjet tip trajler është përplasur me një automjet, ku po udhëtonin dy shtetas gjermanë.
Nga aksidenti ka mbetur e vdekur gruaja ndërsa është plagosur burri. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.
kujtopjmë se pak më parë u nxorrën të vdekur trupat e dy turistëve në Valbonë, teksa një shtetas holandez vijon të jetë i zhdukur në kanionet e Osumit./m.j