• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti i autobusit Berat–Tiranë/ Nënë e bijë dërgohen në Greqi për trajtim të specializuar, të dyja humbën nga një këmbë

by E B
03/07/2026 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona të aksidentuar në aksidentin e ndodhur më 30 qershor, kur autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë, janë transportuar drejt Greqisë për trajtim të specializuar mjekësor, për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë pësuar.

Bëhet fjalë për nënë e bijë, Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe Oriada Lazaj, 27 vjeçe.

Sipas të dhënave, 51-vjeçarja ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa e bija ka humbur gjithashtu njërën këmbë dhe ka dëmtime serioze edhe në këmbën tjetër, e cila rrezikon të dëmtohet më tej nëse nuk ndërhyhet menjëherë në një spital të specializuar për trauma të rënda.

Gjithashtu, 27-vjeçarja ka pësuar fraktura në pjesën e kofshës dhe të legenit, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin e saj jashtë vendit për trajtim më të avancuar mjekësor.

Familjarët kanë bërë të ditur se vendimi për transportimin drejt Greqisë është marrë për shkak të nevojës për ndërhyrje të specializuara që nuk mund të realizohen në vend.

“Fatmirësisht e kaluan rrezikun për jetën, por gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe kërkohen ndërhyrje të shumta për të trajtuar traumat dhe frakturat. Apeli ynë është për ndihmë, pasi mundësitë tona janë të kufizuara. Ato nuk do të kenë më kurrë mundësi për një jetë normale si më parë, por të paktën të kurohen plagët e shumta”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

Next Post
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com