• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Aksidenti” ajror i sekretarit të OKB, faktet tronditëse të komplotit ndërkombëtar

by A R
08/09/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pak ditësh, përvjetori i një prej mistereve ndërkombëtarë më të qëndrueshëm do të kalojë, me shumë gjasë pa u kujtuar fare nga ata në Britani dhe SHBA, që akuzohen se mbajnë sekretet për zgjidhjen e tij. Shumë specialistë pyesin se çfarë mund të jetë kaq toksike, që i detyron këta vende t’i mbajnë të mbyllur ata regjistrime, sot e kësaj dite? Ban Ki-moon u ka bërë thirrje qeverive që të deklasifikojnë sekretet e tyre. Deri kur ta bëjnë, heshtja e tyre mund të interpretohet se tregon më pak teori komplot, dhe më shumë një komplot të heshtjes.

screen-shot-2016-09-08-at-12-13-38

Pas pak ditësh, përvjetori i një prej mistereve ndërkombëtarë më të qëndrueshëm do të kalojë, me shumë gjasë pa u kujtuar fare nga ata në Britani dhe SHBA, që akuzohen se mbajnë sekretet për zgjidhjen e tij.

Natën e 17-18 shtatorit 1961, një avion me të cilin fluturonte Dag Hammarskjold, sekretari i përgjithshëm i OKB, u rrëzua pranë aeroportit në Ndola, në atë që quhej Republika e Rodezisë, sot Zambia. Hammarskjold ishte nisur me një mision për t’i dhënë fund një lufte në atë që sot është Republika Demokratike e Kongos. Të 16 personat në bord gjetën vdekjen.

screen-shot-2016-09-08-at-12-14-13Që atëherë, një seri hetimesh kanë sugjeruar se gabimi i pilotit ishte ai që një hetues e quajti “shpjegimi gjithmonë i parë”. Por nuk pati asnjëherë prova përfundimtare për këtë supozim, ndërkohë që teori të tjera – përfshirë mundësinë që avioni DC-6B i Hammarskjoldit u rrëzua – nuk janë përjashtuar asnjëherë. Dhe misteri dukej i destinuar që të vazhdonte, teksa Britania dhe SHBA kohët e fundit bllokuan kërkesën e sekretarit të sotëm të OKB, Ban Ki-moon, për të shpërndarë materiale sensitive.

Por javët e fundit, ka patur shenja se, në ditët e fundit të mandatit të tij të dytë, Ban po kërkon ende që të hedhë dritë mbi fatin e paraardhësit të tij. Ai po shtyn për caktimin e “një personi apo disa personave” për të rishikuar atë që është shndërruar në një rrjedhë e qëndrueshme provash potenciale, në lidhje me ngjarjet e shtatorit 1961, brenda apo mbi pyjet pranë Ndolas.

Një prej të dhënave lidhet me “Operacionin Celeste”, i përshkruar në një artikull të Foreign Policy muajin e kaluar, si një komplot “nga një organizatë paramilitare afrikano-jugore e kohës së aparteidit, që mbështetej nga CIA, shërbimi i fshehtë britanik dhe një kompani minerare belge”. Që të tre këto palë ishin kundër vizionit të Hammarskjoldit për një Kongo të bashkuar. www.bota.al

Organizata hije njihej si Instituti Afrikano Jugor për Kërkime Detare. Fjalët për këtë komplot të qëllimshëm u shfaqën fillimisht në vitin 1998, në një dosje me dokumenta që u zbulua prej Komisionit të të Vërtetës dhe Pajtimit në Afrikën e Jugut.

Sipas librit shumë bindës “Kush e vrau Hammarskjoldin?” nga Susane Uilliams, botuar në Angli në vitin 2011, komploti përfshinte vendosjen e eksplozivëve në rrotën e përparme të avionit.

Në një njoftim në datën 17 gusht, Ban Ki-moon tha se hetuesit e OKB kishin parë vetëm “kopje me cilësi të dobët” të dokumentave origjinale të Celestes, por “nëse tani na vihen në dispozicion dokumenta nga Afrika e Jugut, mundet që të kryejmë analiza për të përcaktuar vërtetësinë e tyre”.

Në shumë vitet që kanë kaluar nga aksidenti, kujtimet kanë nisur të zbehen apo shuhen. Dëshmitarë shumë të rëndësishëm kanë vdekur, duke përfshirë edhe një komandant të marinës amerikane, Charles M. Southal, i cili kish thënë se kishte dëgjuar regjistrimin e një piloti të paidentifikuar, që pretendonte se kishte rrëzuar avionin DC-6B.

“Ky mund të jetë shansi ynë i fundit për të gjetur të vërtetën”, tha Ban.

Në Britani, zhvillimete  fundit kanë ringjallur mosmarrëveshjet. “Ka shumë teori konspirative”, tha Brian Unuin, një ish diplomat që e përshkroi veten e tij si “pothuajse me siguri i vetmi zyrtar britanik që ishte i pranishëm në aeroportin e Ndolas atë natë fatkeqe”.

Por pa prova për të kundërtën, shkruajti ai në një letër për he Guardian, “unë do të vazhdoj të besoj se aksidenti tragjik kishte si shkak gabimin e pilotit”.

Kjo gjë shkaktoi reagimin e Richard J. Goldstone, një gjykatës nga Afrika e Jugut, pjesë e një paneli juristësh ndërkombëtarë që hetuan këtë çështje.

Ka shumë gjasa, shkruante Goldstone, se vendet anëtare të OKB-së “sidomos, por jo vetëm SHBA, kanë regjistrime apo transkriptime të bisedave në kabinën e pilotit, në minutat përpara se avioni të rrëzohej. Nëse është kështu, atëherë kjo do të hiqte gjithë dyshimet mbi shkakun e rrëzimit”.

Shumë specialistë pyesin se çfarë mund të jetë kaq toksike, që i detyron këta vende t’i mbajnë të mbyllur ata regjistrime, sot e kësaj dite?

Ban Ki-moon u ka bërë thirrje qeverive që të deklasifikojnë sekretet e tyre. Deri kur ta bëjnë, heshtja e tyre mund të interpretohet se tregon më pak teori komplot, dhe më shumë një komplot të heshtjes. /NYT – bota.al/

Next Post
Rikonstruktimi i Teatrit të Operas do të kushtojë 8.7 mln euro

Rikonstruktimi i Teatrit të Operas do të kushtojë 8.7 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com