• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentet rrugore, policia përgatitet për masa të ashpra, plani për festat e fundvitit

by Java News
06/12/2018 15:44
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji dhjetor, kryesisht pjesa e dytë e tij, çdo vit ka sjellë problematika sa i përket trafikut të rënduar dhe aksidenteve që vijnë si pasojë e pijes, por edhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shitimi i numrit të automjeteve në muajin e festave sjell ngarkesë në këtë periudhë të vitit, kryesisht në kryeqytet e për këtë arsye Policia Rrugore e Tiranës pritet që të nisë zbatimin e një plani masash, që synon kryesisht parandalimin e aksidenteve. Burime nga Policia thanë se paralajmërohen masa të ashpra për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, kryesisht për ata që i japin makinës nën efektin e alkoolit dhe ata që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia thotë se në këtë drejtim do të ketë tolerancë zero. Një plan i ngjashëm masash u zbatua edhe gjatë muajit nëntor dhe rezultoi pozitiv sa i përket parandalimit të aksidenteve. Gjatë muajit që kaloi, në territorin e Tiranës nuk ndodhi asnjë aksident me pasojë vdekjen. Kontrollet me radarë në autostradë, por edhe prova e testit të alkoolit me drager në rrugët kryesore të kryeqytetit, pati një impakt pozitiv në këtë drejtim. Duke krahasuar statistikat me nëntorin e vitit 2017, ku humbën jetën 11 persona në aksidentet automobilistike, një muaj i mbyllur pa viktima këtë vit, shihet si një sukses në punën e Policisë Rrugore të Tiranës.

MASAT

Gjatë fundjavës së kaluar, Policia Rrugore e Tiranës vijoi kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në njoftimin zyrtar, Policia veçonte rastin e një vajze 23-vjeçare, nga Tirana, së cilës iu hoq patenta pasi udhëtonte me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë – Durrës, matur me radar në një largësi prej 436.6 metra. “Gjate dy netëve, në orët e vona të natës, në harkun kohor 21:00 – 01:00, janë konstatuar raste të shumta të shpejtësisë deri në 2-fish limitet.

E nga këto raste, përqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabartë. Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në 178 km/h”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa mësohet se përgjatë këtyre dy netëve janë pezulluar 39 leje drejtimi. Veç kontrolleve me radarë, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar edhe kontrollet me drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Policia ka veçuar rastin e një 36-vjeçari me inicialet A.M., i cili u arrestua pasi u konstatua me drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i parë dhe 0.68 mg/l. Përveç tij, edhe 3 drejtues të tjerë u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, si dhe u pezulluan 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. “Alkooli në timon sjell shumë probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdor mjetet e transportit publik”, u bën thirrje Policia drejtuesve të automjeteve./a.meta

Next Post
Qeveria: Kampi i refugjatëve, histori e stisur si ajo e luftëtarëve të ISIS

Zyrtare/ Qeveria shfuqizon pikën 4 të VKM: Studentët përsëritës s'do të paguajnë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In