• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentet rrugore, ky vrasës i madh! Rriten fatalitetet për banorë në tre vitet e fundit

by A R
18/08/2020 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 227 jetë të humbura në vitin 2019 në krahasim me 378 në vitin 2009, por ato janë rritur vitet e fundit në raport me popullsinë banuese në vend, sipas INSTAT.

Në vitin 2019 humbën jetën në aksidentet rrugore 78.8 persona për 1 milion banorë, ndërsa në vitin 2018 ishin 74 fatalitete për 1 milionë banorë dhe më tej në vitin 2017 ishin 77 jetë të humbura për 1 milionë banorë.

Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2019-s në Shqipëri ishte 227.

Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Në vend të parë renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku sipas të dhënave statistikore në 2017-n kishte 157 vdekje për çdo 1 milion banorë. Ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 107.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Rumania dhe Bullgaria me përkatësisht 99.3 dhe 99 vdekje për 1 milion banorë atje, sipas Eurostat.

Aksidentet rrugore janë një ndër shkaktaret më të mëdhenj të vdekjeve në moshat e reja, ndaj disa projekte janë ndërmarrë vitet e fundit për uljen e tyre në vendin tonë. Një ndër ta është edhe evidentimi i pikave të zeza që ishin burimi më i madh i aksidenteve dhe përmirësimi i tyre, shkruan ‘monitor’.

Ministria e Infrastrukturës analizoi se gjatë vitit 2019 janë inspektuar 150 km nga rrjeti kombëtar i rrugëve Ndërkohë, në rrjetin sekondar janë kryer auditime jashtë për 600 km projekte të përmirësimit të sigurisë rrugore të Rajonit Verior, Qendror dhe Jug.

Projektet e financuara nga fondet e BE-së IPA, për reduktimin e aksidenteve japin rekomandime për përafrimin e legjislacionit të BE-së në lidhje me inspektimin teknik të automjeteve në rrugë.

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se gjatë këtij viti projekti i përmirësimit të sigurisë rrugore do të zbatohet përmes përmirësimit të sigurisë në segmentet rrugore: Skuraj-Peshkopi; Përmeti-Çarshovë; Bajram Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierzë.

Një projekt i ri i cilësuar CONNECTA, po harton modelin e detajuar për përmirësimin e sigurisë në rrugë në segmentet rrugore: Shkodër-Koplik-13.5 km; Fushë Krujë-Lezhë-35.9.

Next Post
Britanikët në protesta masive: Kryeministri nuk hapi shkollat, por lejoi baret e restorantet

Britanikët në protesta masive: Kryeministri nuk hapi shkollat, por lejoi baret e restorantet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

August 22, 2026
Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

August 22, 2026
Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

August 22, 2026
Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

August 22, 2026
Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

August 22, 2026
 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

August 22, 2026
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

CONCACAF i kërkon Infantinos që të mos marrë pjesë në turneun e Republikës Dominikane: Prania juaj…

August 22, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Kamera e sigurisë filmoi vrasjen e turistit portugez në Ksamil! Dosja e Prokurorisë: 20-vjeçari u fut në det për të shpëtuar, Vata e goditi për…

August 22, 2026
‘Shuplakë’ kundërshtarit pas ndeshjes, MLS gjobit Lionel Messin! (VIDEO)

‘Shuplakë’ kundërshtarit pas ndeshjes, MLS gjobit Lionel Messin! (VIDEO)

August 22, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria i kthen sytë nga Azia!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com