• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksidentet, PD: Bilanc lufte në rrugët e Shqipërisë, fajin e ka Rama

by Aalison Pearse Stevens
04/08/2016 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar sot pas aksidentit të ndodhur në Dibër, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur. Duke bërë përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Rama, PD thotë se në rrugët e vendit ka një kaos total dhe mungesë të theksuar të sigurisë.

Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj tha se qeveria Rama nuk ofron sigurinë e duhur në rrugë për qytetarët, të cilet “po bëhen cdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit”.

DEKLARATA E PLOTE

Aksidenti tragjik sot në Dibër ku humbën jetën tre qytetarë dhe mbeti i plagosur rëndë një 27 vjecar, është dëshmia e ditës për kaosin total në rrugët tona dhe mungesën e theksuar të sigurisë.

Siguri, që qeveria e Edi Ramës nuk e ofron më prej kohësh.

Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët po bëhen cdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit.

Tre ditë më parë, 4 të vdekur nga aksidenti në Velipojë.

Katër ditë më parë, dy të vdekur në rrugën Fushë-krujë Lezhë.

Me 1 gusht një i vdekur në rrugën Levan-Tepelenë.

10 ditë më parë, tre të vdekur e 5 të plagosur në Gjirokastër.

Një bilanc lufte.

Ky kaos total, kjo pasiguri, e ka burimin kryesor tek përqendrimi i vemendjes së Edi Ramës në biznesin e drogës, dhe rrjedhimisht policia është atje duke ruajtur parcelat me kanabis e duke vjelur 30 përqindëshin.

Policia bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera.

Mbarë opinioni publik dhe përfaqësuesit me zë të medias kanë reaguar këto ditë për gjendjen e rënduar të pasigurisë, por i vetmi që nuk reagon është Edi Rama dhe Tahiri i tij. Pse? Sepse është koha e korrjes së drogës, dhe është momenti i miliona eurove që merren nga hambarët e hashashit në gjithë vendin, dhe ky është interesi i tyre i vetëm.

Arsye tjetër e aksidenteve është mosinvestimi në infrastrukturë në ato që njihen si pika të rrezikshme, pasi Edi Rama, pjesën më të madhe të parave i con për udhëtime jashtë, për rregullime zyrash, për palma e fasada. Kur dihet se, siguria, është dhe duhet të jetë prioritet i padiskutueshëm.

Partia Demokratike bën përgjegjës për këtë pasiguri, Edi Ramën, njeriun që rreh gjoksin se po lyen me bojë muret e komisariateve, ndërkohë që rrugët e vendit po lahen cdo ditë me gjakun e qytetarëve.

Edi Rama e ka braktisur de fakto mandatin e tij si kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi.

Shqipëria do të jetë më e sigurtë dhe më e mirë pa Edi Ramën.

Next Post

Vlorë, Dritan Leli: Bashkia monitoron bregun, detin e ka policia kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In