• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentet në rrugë që po u marrin jetën shqiptarëve, grupmoshat më të prekura

by Java News
17/02/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa në Europë, vdekjet dhe dëmtimet nga trafiku rrugor janë reduktuar ndjeshëm 30-40 vitet e fundit, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shërndetësisë, të përpunuara në Indeksin e Shëndetit të Konsumatorëve nga Health Consumer Powerhouse për vitin 2016 tregojnë se Shqipëria është e katërta në Europë përsa i përket vdekjeve në aksidentet rrugore, për 100 mijë banorë (shih grafikun).

Me rreth 8-9 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet pas Letonisë, Greqisë dhe Lituanisë, duke u renditur mes 5 vendeve që janë në zonën e kuqe të rrezikut. Nga vendet e rajonit, numrin më të ulët të vdekjeve e dëmtimeve nga aksidentet e ka Serbia, që është e përfshirë në zonën jeshile, me rreth 6 dëmitime për 100 mijë banorë.

1

 

Në Europë, vendet ku ndodhin më pak aksidente me vdekje, janë Malta, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Holanda, Danimarka, Zvicra, Norvegjia. Ka variacione të mëdha sipas vendeve, siç tregohen nga grafiku, thotë raporti. Ky është një tregues i ri, që është futur në vitin 2014. Të dhëna të tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se në përgjithësi vdekjet më të larta nga trafiku rrugor janë në Afrikë dhe më të ulëtat në Europë.

Dëmtimet nga trafiku rrugor shkaktojnë rreth 1.3 milionë të vdekur në vit në botë, çka do të thotë se një person vritet çdo 25 sekonda. Vetëm 28 shtete, që përfaqësojnë 449 milionë njerëz (7% të popullsisë botërore),kanë ligje të përshtatshme që adresojnë të pestë faktorët e rrezikut (shpejtësia, ngarja e makinës nën efektin e alkoolit, kaskat e kokës dhe kufizimet për vendosjen e rripit të fëmijëve). Mbi një e treta e vdekjeve nga trafiku në rrugë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë mes këmbësorëve dhe çiklistëve. Gjithsesi, më pak se 35% e vendeve me të ardhura të mesme e të ulëta kanë politika për mbrojtjen e kalimtarëve. Personat e moshës midis 15 dhe 44 vjeç llogariten të zënë 59% të vdekjeve globale nga trafiku rrugor. 77% e vdekjeve janë mes meshkujve.

ma.me

Next Post
Drejt Tiranës, Bebe Rexha njofton nisjen për koncertin e së premtes në sheshin Nënë Tereza

FOTO/ Këngëtarja shqiptare realizon fantazinë e çmendur, në shtrat me dy femra...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In