Një shqiptar në Greqi ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga mediat vendase. Aksidenti ndodhi në zonën e Halkidiki të Selanikut.
42-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Goditja rezultoi fatale për shqiptarin, që humbi jetën menjëherë. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e tyre.