Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peqin, ku janë përplasur dy motorë.
Sipas raportimeve në media njëri nga drejtuesit e motorit fatkeqësisht ka humbur jetën. Viktima është 49 vjeçari Ilirjan Shabani, ndërsa drejtuesi tjetër është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Forcat policore janë në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet e duhura proceduriale për rastin.
/e.rr