Një aksident ka ndodhur para pak minutash në zonën e Freskut në Tiranë. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor ende të paindentifikuar, i cili është në gjendje të rëndë për jetën.
I lënduari është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











