Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Kuçovës, përgjatë aksit rrugor që lidh Kuçovën me me Beratin.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e goditjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Personat e dëmtuar janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.











