Aksident në Vlorë-Fier, gjen vdekjen 31-vjeçarrja
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor në aksin Vlorë -Fier. Makina tip Peugeot me targa VL 2067D që drejtohej nga Mirjana Cani, 31 vjeç është përplasur me një fouristradë Range Rover.
Përplasja ka qenë e fortë e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 31-vjeçarja Mirjana Cani. Trupi i pajetë i 31-vjeçares ende nuk është nxjerrë nga automjeti pasi makina është dëmtuar rëndë. Punonjësit e policisë dhe ato zjarrfikëse po punojnë për të nxjerrë trupin e viktimës nga makina.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në fouristradë. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara më të cilën lëviznin mjetet.









