Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e qytetit të Fierit.
Sipas informacioneve të para, një automjet i markës BMË ka humbur kontrollin e drejtimit, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës. Forca e goditjes ka qenë e konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i BMË-së ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia e Fierit, e cila po kryen verifikimet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Ndërkaq, hetimet po vazhdojnë edhe për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e tjera të këtij aksidenti.











