TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Aksidenti ndodhi tek “Rruga e Kavajës, teksa gruaja po kalonte rrugën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
a.ç