Një person i paidentifikuar ende, që udhëtonte me biçikletë në hyrje të qytetit të Sarandës, ka humbur jetën pak minuta më parë.
Mësohet se personi në fjalë, një i moshuar, është goditur nga një mjet në vendin e quajtur “Rrapi”.
Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të japë më shumë detaje për aksidentin e sapo ndodhur.
a.ç