Aksident në Sarandë-Kardhiq/ Automjeti me targa rumune përmbyset në rrugën pa sinjalistikë, s’gjendet drejtuesi

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës.

Deri tani nuk është gjetur personi i cili udhëtonte me këtë automjet, pasi pas aksidentit drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Në këtë rrugë edhe pse janë kryer punime madje edhe është bërë zgjerimi i saj mungon sinjalistika. Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti. Policia e Qarkullimit do jetë ajo që do japë detaje për aksidentin. BW
  • foto galeri
  • foto galeri )

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com