Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:50 në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen.
Një automjet tip Benz i drejtuar një një 47-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e vdekur pasagjerja, një 54-vjeçare, e identifikuar si Marie Përlika.
Policia bën me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë. Në vendngjarje kanë nisur hetimet për rastin.
ma.me