Një aksident tragjik i ndodhur në mesnatë i ka marrë jetën një qytetari në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit teksa një mjet tip Renault është përplasur me një Benz.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i makinës tip Renault, shtetasi A.Sh 32 vjeç. Policia, e cila ka vajtur në vendngjarje menjëherë pas aksidentit bën me dije se makinat e përfshira janë me targat AA 800 BZ dhe AA 288 MM. Mësohet se mjeti tip benz drejtohej nga shtetasi Mirand Lala ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.