Dy mjete janë përplasur në aksin rrugorë pranë fshatit Savër të Lushnjes në një prej kryqëzimeve të rrugës kryesore.
Shkak i përplasjes ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, pikërisht në kryqëzimin që lidh rrugët dytësorë me aksin kryesor, ku edhe shpejtësia e mjeteve është më e madhe.
Kjo është e vetmja autostrade, ku rrugët dytësore në të dy anët e rrugës lidhen me kryqëzime që janë në të njëjtin nivel me aksin kryesor.
Dëshmitarë okulare thanë se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.