Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të diel në Lushnje.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Mbikalimi i Savrës”. Të plagosurit janë dy persona 47 dhe 26 vjeç, drejtues të dy mjeteve tip Benz dhe Opel të përfshira në aksident dhe një shtetase 43-vjeçare.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lushnjes, ku policia njoftons e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.